Edhe pse është qeveri në dorëhehqje dhe nuk lejohen shpenzime të mëdha të parasë publike, ministrat e Hardinajt nuk kanë të ndalur me shpalljen e tenderëve. Kësaj radhe Ministria e Arsimit e udhëhequr nga Shyqyri Bytyqi do të shpenzojë rreth 300 mijë euro për ndërtimin e një salle sportive në Shtime.
Tenderi i është besuar kompanisë Infinit Engineering në procedurë të shpejtuar dhe pa publikim të njoftimit për kontratë.
Sipas dosjes së tenderit, këto para do të shpenzohen për ndërtimin e sallës sportive në shkollën e mesme të ulët “Bajram Curri-Petrov”, në Shtime.
Shpenzimi i parasë publike në këtë kohë, kur kemi qeveri në dorëheqje, duhet të jetë i limituar, por nuk po përfillet nga ministrat e Haradinajt.
Një të tillë në vlerë të madhe e ka dhënë së fundi edhe ministria e Infrastrukturës e Pal Lekajt, me një vlerë prej 100 miliojnë euro. /Buletini Ekonomik/