Vetëvendosje deklarohet rreth formimit të qeverisë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo parti nuk ka plan B por vetëm një plan e ai është bërja e Qeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas saj populli ka vendosur që këto dy parti të bëjnë Qeverinë.

Reklama e sponzorizuar

Pos kësaj, Nagavci ka thënë se mandatari Albin Kurti pritet që ta bëjë qeverinë brenda afatit 15 ditësh e të mos ketë nevojë për afate të tjera.

Nagavci ka thënë poashtu se nuk e shohin si ultimatum deklaratën e djeshme të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky i fundit pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së LDK-së theksoi se deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në, ose të konstatohet se s’ka kushte për t’u arritur.

Ndërkaq, sa i përket ndërhyrjes së ndërkombëtarëve ajo tha se edhe ata po e duan një qeveri VV-LDK. /klankosova.tv/