5 rregulla për të drejtuar në mënyrë të suksesshme një biznes familjar

Për shumë persona, të pasurit e një biznesi familjar është shembulli perfekt i realizimit të Ëndrrës Amerikane. Vazhdimi i biznesit të nisur nga babai dhe gjyshi juaj është nëj prej ëndrrave të shumë të rinjve të ditëve të sotme.

Një prej shembujve të suksesit në këtë drejtim është edhe biznesi familjar i Ray Titus, i cili është CEO-ja aktual i United Franchise Group. Nëse do ta pyesnim atë se si ishte rrugëtimi i biznesit të tij dhe se kujt i dedikohet suksesi i tij, përgjigjia që ai do të jepte është “Padyshim që familja, gjithmonë do t’i dedikohet asaj”.

“Si gjenerata e tretë e këtij biznesi, unë kam mësuar gjithçka në lidhje me binzesin tonë nga familja ime, dhe kjo sepse ajo ka përdorur strategjitë e duhura për të vazhduar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mbi të gjitha të sukseshme këtë biznes”, tha z. Titus.

Reklama e sponzorizuar

Sipas zyrës amerikane të Censusit, rreth 90 për qind e bizneseve amerikane janë biznese familjare apo kontrollohen prej tyre. Pra me gjithë këto avantazhe të biznesit familjar, pse shumë pak prej tyre po ia dalin që të kenë sukses në industri të ndryshme? “Unë besoj se gjithçka ka të bëjë me forcimin e marrëdhënieve sidosmos kur kemi të bëjmë me një biznes familjar. Ja se cilat janë sipas meje 5 strategjitë kryesore për të drejtuar në mënyrë të sukesshme një binez familjar”, përfundon z. Titus.

1. Pranoni avantazhet e të pasurit të një biznesi familjar

Një prej avantazheve më të mëdha të të pasurit e një biznesi familjar është marrja e shpejtë dhe mbi të gjitha me unanimet të plotë e vendimeve të ndryshme. Dhe këtu ndikon padyshim edhe epoka e transofrmimit dixhital. Sipas babait tim, tani vendimet merren në një minutë kohë, shprehet z. Titus. Një tjetër anavtazh është stabiliteti. Në një biznes familjar, stabiliteti nuk vihet fare në diskutim, në krahasim me kompani të tjera ku ka një luftë të përhershme midis balancimit të fitimeve aktuale dhe jetëgjatësisë së biznesit. Gjithashtu në një biznes familjar ka një sens më të lartë angazhimi dhe përgjegjshmërie.

2. Trajtojini anëtarët e familjes në mënyrë të barabartë

Ndonjëherë suskesi i dedikohet punës së shkëlqyer të të gjithë ekipit. Ndonjëherë merita i takon një anëtari të vetëm. Në raste të tilla, ju nuk duhet të kufizoheni dhe të mos ia shprehni mirënjohjen tuaj, këtij anëtari, edhe nëse ai është një prej më të rinjve të familjes. Nuk duhet të harroni një prej rregullave të arta të një biznesi familjar: “Çdo anëtar duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë”.

3. Fuqëzojeni gjeneratën e re

Duhet shumë praktikë për të qenë i aftë që të pranoni ndryshimin së bashku me të mirat dhe avantazhet që ai sjell. Kjo do të thotë se edhe pse me vështirësi, ju duhet ta pranoni ndryshimin, sepse nëse nuk e bëni një gjë të tillë, atëherë progresi nuk do të ndodhë kurrë.

4. Inovacioni

Nuk ka asnjë dyshim sesa i domosdoshëm është inovacioni për progresin e biznesit tuaj. Kultivoni një dinamikë biznesi e cila e mirëpret inovacionin dhe njerëzit që janë pro tij.

5. Biznesi mbetet biznes, familja familje

Konfliket janë të pranishme në çfarëdo lloj binzesi, qoftë ai familjar apo jo. Nuk ka arsye se përse ta merrni përherë çdo gjë personale dhe mbi të gjitha mos të lejoni që ndonjë konflikt i mundshëm në punë të ndikojë edhe në marrëdhëniet tuaja jashtë punës.

Jo çdo gjë është e lehtë, edhe kur kemi të bëjmë me një biznes familjar. Vlerësoni aftësitë e çdo personi dhe mbi të gjitha arritjet e tyre dhe do ta shikoni se çdo gjë do të shkojë më së miri.