Në shumë raste, ndodhë që marketet në Kosovë nuk ua kthejnë konsumatorëve paratë e imëta, siç janë 1 cent apo 2 cent. Nga kjo bizneset po përfitojnë miliona euro brenda vitit.
Për me tepër, kjo praktikë, është edhe në kundërshtim një ligj në Kosovë.
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, secili “shitës është i detyruar që konsumatorit t’ia kthej kusurin në tërësi duke përfshirë edhe monedhat e imëta”.
Po ashtu, sipas këtij ligji, “gjatë shitjes së mallrave dhe shërbimeve, shitësi është i obliguar që të pranoj edhe monedhat e imëta nga konsumatori”. /Buletini Ekonomik/