A është pjesë e marrëveshjes çështja e presidentit?

ryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se çështja e postit të presidentit është lënë anash për momentin, raporton GazetaBlic.

Mustafa tha se çështja e presidentit nuk është pjesë e kësaj marrëveshje, por që kur të vijë kohë do të diskutohet kjo çështje mes liderëve të LDK-së dhe VV-së.

“Sa i përket presidentit ne jemi marrë vesh që sot të mos jetë pjesë e kësaj marrëveshje që sot e nënshkruam, është një çështje që do dakordohemi unë dhe Kurti si lider politik dhe atë çështje do ta zgjedhim në kohën kur do të jetë e domosdoshme të zgjidhet”, tha Mustafa.

Reklama e sponzorizuar