Abdixhiku: Paratë e Autostradës së Dukagjinit shkojnë në projekte tjera, do ta zgjerojmë rrugën

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku e ka përsëritur edhe njëherë se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet, por se do të ketë vetëm zgjerim të rrugës aktuale, raporton Express.

Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se është paraparë vetëm zgjerimi i rrugës aktuale dhe se mjetet në fjalë do të shkojnë për projekte të tjera infrastrukturore.

“Tashmë është e qartë se prioritetet e Qeverisë janë që çdo autostradë në vend të ndërtohet me kredi të jashtme, por përvec kësaj ne kemi plane të tjera për Dukagjinin edhe për qytetarët e Kosovës. Në vend të ndërtimit të një autostrade të tillë, ne kemi paraparë që të bëjmë zgjerimin e rrugës aktuale dhe mjetet në fjalë t’i alokojmë në projekte të tjera infrastrukturore, jo vetëm në Regjionin e Dukagjini, por në gjithë Kosovën”, ka deklaruar ai.

Reklama e sponzorizuar

I pari  MI’së tha se ky projekt ka qenë edhe pjesë e fushatës zgjedhore dhe se qytetarët kanë votuar për planin e tyre.

“Ky projekt dhe ky plan i joni ka qenë pjesë e fushatës zgjedhore, qytetarët kanë votuar për planin qeveritar, pra për të dy partitë që sot janë në pushtet ”, ka deklaruar Abdixhiku.