AGK: Sharjet e deputetit Bekë Berisha ndaj gazetarit, veprim i turpshëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër gjuhën fyese dhe denigruese që është përdorur ndaj gazetarit Labinot Balaj nga debuteti i AAK-së, Bekë Berisha.

Me mbishkrimin “‘Taksen s’bA me hjeke’, Balaj kishte shpërndarë një lajm në Facebook, ku thuhej se bashkëshortja e deputetit, Besa Shatri-Berisha mbante edhe katër pozita të tjera, përveç pozitës së kryesueses së Telekomit.

Por menjëherë ka ardhur reagimi i deputetit Berisha, i cili e ka ofenduar rëndë gazetarin Balaj.

Reklama e sponzorizuar