Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Erzen Vraniqin, si këshilltar të tij, shkruan Gazeta Blic.
Në njoftimin e kryeministrisë, thuhet se Kurti i ka uruar punë të mbarë Vraniqit në detyrën e re.
Vraniqi, është aktivist i kahmotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje dhe për disa vite me radhë ka udhëhequr me zyrën për media në partinë e Kurtit.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar, z. Erzen Vraniqi, Këshilltar Politik të tij.
Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, z. Vraniqi i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik.