Policia e Kosovës ka arrestuar në rajonin e Pejës personin që kërkohej me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën “mashtrim”, për të cilën ishte dënuar me katër vjet e dhjetë muaj burgim.
Sipas njoftimit nga Policia, pas një pune hetimore, njësitet nga stacioni policor i Istogut kanë arrestuar të dyshuari F.Z. i lindur më 1965.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë për vuajtje të dënimit.