Bashkëpartiakja e Haradinajt e paralajmëron Kurtin për taksën

Paralajmërimin e sotëm të kryeministrit Kurti, se tarifa ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet, e ka komentuar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

Haxhiu ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se ai ka marrëveshje me Listën Serbe për të hequr tarifën ndaj produkteve të tyre.

Reklama e sponzorizuar

Haxhiu ka paralajmëruar se fillimisht do të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme, me qëllim parandalimin e vendimit.

“Kjo tashmë po shihet qartë, Albin Kurti ka pasur marrëveshje me Listën Serbe, për ta hequr taksën. Ky vendim i tij është në përputhje me kërkesën e Serbisë.Kjo do t’i shkaktojë dëme të mëdha shtetit të Kosovës.Ne si Aleancë fillimisht do të nisim mbledhjen e nënshkrimeve të domosdoshme për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme për këtë cështje. Pas kësaj do t’i shohim mjetet tjera që do t’i përdorim për ta ndaluar vendimin për heqjen e taksës”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka përsëritur se Kurti është duke i mashtruar qytetarët e Kosovës, gjersa thotë se kryeministri i tanishëm nuk ka mundur asnjëherë ta argumentojë se çka përfiton Kosova, në rast se hiqet tarifa. /blic/