BE-ja ndalon importin e frutave me pesticidin klorpirifos

Bruksel, 18 shkurt – Vendet anëtare të BE-së ranë dakord për ndalimin e importit të frutave që përmbajnë klorpirifos, një pesticid që konsiderohet i dëmshëm për shëndetin e njeriut, sipas diplomatëve të BE-së.

Vendimi i marrë nga një shumicë e vendeve anëtare, pason një ndalim të gjerë të BE-së për insekticidet, që përfundoi në janar.

Pas një periudhe tremujore tranzicioni, çdo frut i importuar që mbart më shumë se sasinë më të vogël të pesticideve, do të ndalohet të shitet në të gjithë BE-në.

Reklama e sponzorizuar

Autoriteti Europian i Sigurisë së Ushqimit identifikoi në gusht shqetësimet në lidhje me efektet e mundshme gjenotoksike si dhe efektet neurologjike gjatë zhvillimit, të mbështetura nga të dhëna që tregojnë dhe efektet te fëmijët/DPA.