Kryeministri Kurti pritet t’i shfuqizoj disa vendimet që i kishte marrë Qeveria Haradinaj, ndër to edhe emrimin e koordinatorëve. Besnik Tahirin, Koorindator Nacional për Reforma Shtetërore parashihe të shkarkohet, por ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk mundet ta shkarkoj atë pasi ai e ka dorëzuar detyrën. Ai ka thënë se vendimin e dorëzimit e ka bërë publik në dhjetor të vitit të kaluar.
Ai ka shtuar se shumicën e punëve i ka përfunduar, disa që kanë mbetur pezull ia ka transferuar zyrës së Kryeministrit.
Besnik Tahiti është shprehur se është krenar që Qeveria Kurti e ka marrë si model organizmin e 15 ministrive.
“Albin Kurti nuk mundet me më shkarku pasi që unë e kam dorëzuar detyrën para themelimit vendim të cilin e kam bërë publik në dhjetor të 2019. Në detyrën time unë shumicën e punëve i kam përfunduar dhe disa prej tyre që kanë mbetur pezullë i kam transferuar në zyrën e Kryeministrit tek shërbyesit civil. Jam krenar dhe me vjen mirë që modeli im qeverisës është marr si model i organizimit të ministrive dhe se riorganizimi i administratës së shtetit tani është i organizuar me Ligjet që ne i kemi kaluar”, ka thënë ai për ‘Sinjali’.
Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotit nuk ka pranuar të deklarohet për këtë vendim që pritet ta marrë Kurti. Ai në një bisedë telefonike ka thënë se nuk ka koment.
“ S’kam ndonjë koment për pyetjen e juaj”, ka thënë Hoti.