Pas 12 vitesh në pushtet, PDK pritet që të kaloi në opozitë. Banorët skeptik me qeverinë Kurti .
Po e përcjellin televizorin me vëmendje më të madhe se zakonisht.
njërën prej çajtoreve të Skenderajt, po shfaqet drejtpërdrejtë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet qeveria Kurti.
Në këtë qytet; bastion i PDK-së, e kanë të vështirë të pajtohen me faktin që Partia Demokratike e Kosovës po bie nga Qeveria, pas 12 vjetësh qeverisëse dhe në krye të qeverisë do të jetë Albin Kurti.
Disponim të njëjtë kanë edhe ata që nuk po e përcjellin fare seancën e Kuvendit.
Askush nuk po beson në një nga kundërshtarët më të mëdhenj të PDK-së ndër vite, Albin Kurti.
Madje disa nga ta, humbën shpresat në Kurtin qysh nga koha kur ai organizonte protesta, që ndonjëherë eskalonin në dhunë.
Edhe ata që kishin shpresa në ndryshimin që do ta sillte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje u zhgënjyen ende pa ardhur në krye të detyrës.
Derisa qytetarët shprehen lirshëm se nuk besojnë në koaliconin e proklamuar si të shpresës, në degën e partisë që dominoi bindshëm këtë qytet në 20 vitet e fundit, po mbizotëron heshtja.
Pos Skenderajt, bastion i PDK-së është edhe Drenasi.
As këtu, nuk ka shumë shpresë për qeverinë Kurti.
Që nga viti 2007 PDK ka qenë në pushtetin qendror por 6 tetori i vitit 2019, ky subjekt politik humbi zgjedhjet duke e rikthyer ish partinë e Hashim Thacit sërish në opozitë.