Demaliaj e quan Carla Del Ponte deputeten e Vetëvendosjes

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, e ka quajtur Carla Del Ponte, deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiun.

“Ajo Carla Del Ponte, që thojke kom me iu shti në burg”, ka thënë Demaliaj, duke aluduar kështu për deputeten Albulena Haxhiu.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë fjalimit të tij, ai i ka recituar edhe një poezi Albin Kurtit, derisa e ka kritikuar se pse nuk ka përfshirë në ekzekutiv asnjë ministër nga Dukagjini e Drenica.

“Asnjë ministër nga Dukagjini e as nga Drenica, dmth 60 për qind të popullatës i ke hjek prej programit qeverisës. Nuk na frikëson kërkush o Albin se kemi ba dicka për këtë vend. E kemi pas si betim ushtarak bashkimin kombëtar”, ka thënë Demaliaj.