Deputeti i AAK’së, Gazmend Abrashi, ka reaguar pasi Qeveria Kurti shfuqizoi sot dy vendimet e Qeverisë së Ramush Haradinajt për heqjen e akcizës për prodhimin e duhanit.
Ministri i Financave, Besnik Beslimi tha sot se ky vendim çrregullon tregun dhe se ka qenë preferencial.
Gazeta Express pati raportuar se një vendim i tillë është kundër ligjeve evropiane, sipas të cilave, të gjithë prodhuesit e duhanit kanë akcizë. Mirëpo ky vendim i Haradinajt do t’i konvenonte ish-këshilltarit të Haradinajt, Gazmend Abrashit, i cili është pronar i fabrikës së vetme për prodhimin e duhanit në Gjilan.
Abrashi thotë se me vendimin e sotëm, Kurti i ka vënë akcizë prodhimit vendor, ndërsa tregon se si do ta pengojë tani punën e fabrikës së tij shfuqizimi i vendimit që në vitin 2018 i hoqi akcizën.
Shkrimi i plotë i Abrashit:
Hiqen tarifat për produktet e Serbisë e ngritim akciza për prodhim vendor!
Qeveria e Kosovës duhet të bëj analiza më të qëndrueshme kur vepron nē politika fiskale për tē mos shkaktuar dëme ekonomisë së vendit.
Fabrika e duhanit në Gjilan është një ndër fabrikat e pakta nē Kosovë që pas privatizimit është aktivizuar për prodhim me shumë investime dhe punë.
Fabrika pas 18 viteve ka filluar prodhimin, me potencial për punësimin e së paku 100 punëtorëve në prodhim. Një produkt vendor ka filluar të hyj në treg, shteti ka fituar një tatimpagues të ri, më i madhi në komunën e Gjilanit.
Fillimi i prodhimit në Fabrikën e duhanit në Gjilan ka dhënë rast që të aktivizohen fermerët e kultivimit të duhanit në Anamoravë dhe Gjakovë që ka traditë të gjatë në këto treva.
Të gjitha këto i vë në pyetje një vendim i ngutshëm i qeverisë i pa analizuar mirë dhe paragjykues.
“Diçka për prodhimin vendor”