Një grua nga Gjilani është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, njofton Policia e Kosovës
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Gjilan, ku është raportuar se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.