Një person është gjetur pa shenja jeta të mërkurën në Mitrovicë.
Sipas raportit të Policisë, viktima është gjetur në banesën e tij ndërkaq rastin e ka raportuar vëllai i tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë me 14 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut me të cilën armë dyshohet se viktima kishte bërë vetëvrasje.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.