Policia nga rajoni i Gjilanit është në kërkim të vendndodhjes së një vajze nga ky qytet. Kjo vajzë raportohet se ka disa ditë që ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rastin në polici e ka raportuar vëllai i saj.
“Gjilan 03.02.2020 – 11:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se motra e tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Gjilanit.
Ndërkohë, njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.