Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka porositur edhe njëherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin të mos e heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Ai në një postim në Facebook e ka thënë Kurtit të mos e bëjë dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do të mbetet duarthatë.
“Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia. Edhe ne po kërkojmë të njëjtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi”, ka shkruar ai.
Kurti ka paralajmëruar se do ta heq taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe do ta zëvendësojë atë me reciprocitet.