Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ftuar në Emisionin Frontal në Televizinin T7 ka folur për shkarkimin e Mendim Rugovës, djalit të ish-presidentit nga pozita e koordinatorit nacional për ambient.
“Masat janë kanë të paralajmëruara është vendim i parë për uljen e pagave, janë përjashtu gjyqtarët dhe prokurorët nga vendimi. Disa nga zyrat e rëndësishme në qeveri besoj që dje është dashtë me qenë pjesë e vendimit si gjyqtarët dhe prokurorët.
Ky është vendim i kabinetit, natyrisht është thënë se njerëzit që kanë probleme me aktakuza do të jenë pjesë e vendimeve shpejtë, në rastin e Isa Mustafës që ka qenë pjesë e kabinetit”, thotë ai.
Haziri shton se në rastin e koordinatorëve nuk kanë qenë strukturë e organizimit të qeverisë.
“Koordinatorët nuk janë strukturë e organizimit të qeverisë. Janë trajtuar si organe mbi ministri shpesh herë ose trupa paralele, në qeveri ka shumë zyra të natyrës së tillë që kanë funksione të dyfishta. Rasti i Mendim Rugovës nuk është largu nga ekipi i koordinatorëve, është fakt se është ekspert dhe njohësi më i mirë i gjeneratës vet, nuk nënkupton se ai ka humb kurrfarë kredibiliteti. Kujdesi i qeverisë për Mendimin si ekspert ka me u ba zgjidhje shumë shpejtë. Definivisht ka vend për Mendim Rugovën, nuk ka të bëjë për largim”, thotë Haziri teksa përmend edhe rastin e Besian Mustafës dhe Teuta Rugovës.
“Besian Mustafës iu ka ndërpre kontrata por sot është ministër i Bujqësisë. Është motivu politikisht me punu më shumë. Teuta është liru nga kandidatura për shkak të angazhimeve në profesion, për shkak të shkollimit. Do të ketë pjesëmarrje në ndryshimet që do të ndodhin në Kosovë së shpejti”, shton ai.