“I kemi siguruar votat” – Flet zyrtarja e LDK-së pak para seancës

Kanë mbetur më pak se një orë deri në fillimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ku do të bëhet votimi për kryeministrin e ri të vendit, si dhe për Qeverinë e Re të Kosovës.

Tashmë në Kuvend kanë filluar të vijnë thuajse të gjithë deputetët.

Vlora Dumoshi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se është emëruar për ministre nga radhët e kësaj partie, ku u shpreh se tashmë i kanë siguruar votat për qeverinë e re.

Reklama e sponzorizuar

“Sot e kemi votimin në Kuvend, presim që kjo qeveri do të punojë shumë për vendin është e vërtetë se jam emëruar si ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit. I kemi siguruar votat, sigurisht”, tha shkurtë Dumoshi.