Intervistohen, më pas lirohen të dyshuarit e sulmit me vezë ndaj Hotit

Policia e Kosovës ka intervistuar dy të dyshuar që sulmuan me vezë ditë më parë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me rastin e sulmit, policia ka intervistuar dy persona që u përfshinë në rast. Të njëjtit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.

Reklama e sponzorizuar

Të shtunën, Hoti është sulmuar me vezë deri sa ishte afër ndërtesës së qeverisë. Pas sulmit, Hoti tha se “Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar”.