Ish-kryeministri i Francës, Francois Fillon, pritet të dalë para gjykatës për rolin e tij në skandalin me vende të rrejshme pune. Ai është akuzuar se pagoi miliona euro për bashkëshorten e tij Penelope, e cila ishte angazhuar si asistente e tij në parlament, por që këtë post nuk e ka ushtruar as edhe për një minutë të vetme.
Çifti vazhdimisht ka mohuar akuzat.
Skandali i njohur si “PenelopeGate” mori dhenë në vitin 2017 kur Fillon ishte favorit për të fituar garën presidenciale. Fama e tij u zbeh pas publikimit të skandalit me bashkëshorten e tij.
Nga kjo situatë përfitoi Emmanuel Macron që e mposhti në zgjedhje kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Në rast se shpallet fajtor, Fillon rrezikon të dënohet deri në dhjetë vjet burgim. Gjykimi pritet të zgjasë deri më 11 mars.