Qeveria e re e Kosovës, që do të votohet nësër në Kuvend do t’i ketë 2 zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.
Ky do të jetë kabineti qeveritar Kurti, shkruan Gazeta Blic.
Albin Kurti- Kryeministër
Avdullah Hoti- Zëvendëskryeministër i parë (LDK)
Haki Abazi- Zëvendëskryeministër i dytë (VV)
Anton Quni – Minister i Mbrojtjes (LDK)
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë (LDK)
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë (LDK)
Hykmete Bajrami – Ministër për Arsim (LDK)
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm (LDK)
Vlora Dumoshi- Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport (LDK)
Glauk Konjufca – ministër i Jashtëm (VV)
Ende nuk dihet cilët do të jenë ministrat tjerë nga radhët e Vetëvendosjes.
Më 6 janar, Kurti kishte propozuar:
Albulena Haxhiun ministre të Drejtësisë, (VV)
Blerim Reka për ministër të Punëve të Jashtme, por të cilën ministri e merr Konjufca. Reka do të marrë tjetër ministri.
Besnik Bislimin për ministër të Financave,
Rozeta Hajdarin për ministre të Ekonomisë dhe
Arben Vitinë për ministër të Shëndetësisë.
Tri ministri ndërkaq do t’i kenë minoritetet