Në letrat sekrete që ish-kryeministri Hashim Thaçi i ka këmbyer me ish-sekretarin e NATO’s në vitin 2013, ai zotohet se FSK’ja nuk do të hyjë në veri të shtetit, deri në një afat të pacaktuar.
Thaci në letrën që i ka dërguar ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen, zotohet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të ndërrimarrin misione në veri të shtetit, pa KFOR’in.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim KFOR-in. Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATOs të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu e ka të qartë, që KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi”, thuhet në letrën që Thaci i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s.
Këtë letër e publikoi sot Zyra e Kryeministrit Kurti.
Në opinionin e ZKM’së thuhej se duke e mbajtur sekrete një marrëveshje të tillë, Thaci ka bërë shkelje të rëndës Kushtetuese, ndërsa letrat e shkëmbyera Kurti i ka nisur në adresë të kryeparlamentare Vjosa Osmani.
Ish-sekretari i NATO’s e ka pranuar zotimin e ish-kryeminsitrit dhe e ka falënderuar Thaçin pasi i dha garancinë që të FSK’ja të mos hyjë në veri.
“Falëmnderit për letrën tuaj të datës 19 prill 2013. Unë e pranoj garancinë që ju poe ofron që Forcat e Sigurisë së Kosovës do të ndërmarrin misione në Veri të Kosovës vetëm me pajtim paraprak nga misioni i NATO’s në Kosovë (KFOR’it)”, thuhet në përgjigjen e ish-sekretarit Rasmussen.