Kjo është pasuria e Zëvendëskryeministrit Haki Abazi (Dokument)

Zëvendëskryeministri i dytë i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar edhe pasurinë e tij në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK).

Haki Abazi posedon pasuri të paluajtshme mbi 800 mijë euro, kurse letrat e tij me vlerë kapin shifrën prej 140 mijë eurove në Nju Jork, mjete këto të grumbulluara nga kursimet e pagës.

Paga e Abazit në Kuvendin e Kosovës është 1 mijë e 547 euro, 1000 euro e fëmijëve, ndërsa paga mujore e bashkëshortes së tij në SHBA është 4 mijë euro.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, Abazi deri më tani nuk ka mbajtur asnjëherë funksion publik në Kosovë, por ka qenë drejtor për Ballkanin Perëndimor i Rockefeller Brothers Fund.