Komuna e Podujevës shpërblen me tender për pastrim të borës kompaninë që fitoi 27 të tjerë

Kur kanë mbetur edhe rreth një muaj deri në nisje të stinës së pranverës – Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.

Qyteti që deri para një jave udhëhiqej nga Agim Veliu ka hy dhe gati ka dalë nga dimri pa një kontratë për pastrim dhe mirëmbajtje të rrugëve, shkruan Insajderi

Problemi u bë edhe më i evidentueshëm sidomos gjatë kohës sa kishte borë – për shkak se asnjë rrugë në Podujevë, por edhe në rrethinë nuk ishte e pastruar.

Reklama e sponzorizuar

Ndonëse tash “rreziku” ka kaluar – tenderi për këtë çështje është fituar më 6 shkurt 2020 nga kompania “Bini” dhe peshon mbi 15 mijë e 500 euro.

No photo description available.
No photo description available.

Ky nuk është tenderi i vetëm i fituar nga kjo kompani në Podujevë, shkruan Insajderi.

Vetëm gjatë 20 muajve të fundit kompania e udhëhequr nga Afrim Hajdari ka fituar hiç më pak se 27 tenderë nga komuna që udhëhiqej prej Agim Veliut – tenderë këta që peshojnë rreth 2 milionë euro.

Edhe nga viti 2010 deri në 2019 kjo kompani shumicën e tenderëve i ka fituar nga komuna e Podujevës, më pas nga ajo e Prishtinës dhe Graçanicës.