Komuniteti i biznesit i ofron Kurtit nje ide për vendosjen e reciprocitetit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ia ka paraqitur qeverisë së re të vendit, në krye me kryeministrin Albin Kurtin, disa nga hapat për shfuqizim të tarifës 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre bosnjake, si dhe disa masa të bazuara në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe CEFTA-s.

Rukiqi me këtë rast i ka ofruar disa ide qeverisë, se si të shfuqizohet taksa, se si të mbrohet tregu kosovar dhe në të njëjtën kohë të ruhet edhe partneriteti me udhëheqësit ndërkombëtarë.

Më poshtë edhe statusi i plotë i kreut të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi:

Reklama e sponzorizuar

Si te shfuqizohet tarifa, te mbrohet tregu dhe te ruhet partneriteti me partneret nderkombetar?

Hapat per shfuqizim te tarifes dhe masa te bazuara ne rregullat e Organizates Boterore te Tregtise dhe CEFTA-s

Hapi 1: Qeveria e miraton nje deklarate qe i drejtohet te gjitha vendeve te Quintit, CEFTAs, Komisionit Evropian, ku i perfshine te gjitha barrierat, me te cilat Serbia pengon levizjen e lire te mallrrave dhe sherbimeve, perfshire tranzitin dhe energjine, barriera qe jane identifikuar tashme nga bizneset dhe Qeveria

Hapi 2: Qeveria miraton nje dokument mbi Parimet e Politikes Tregtate ne marredheniet bilatetale tregtare. Dokumenti ne premabule i referohet Regjimit Tregtar liberal qe ka Kosova, qe bazohet ne Rregullat e OBTse, GATT dhe obligimet qe dalin nga MSA dhe CEFTA. Gjitheashtu dokumenti rithekson orientimin e Kosoves per tregti te lire, por duke ruajtur konkurrencen e barabarte ne treg dhe nevojen per mbrojtje te prodhimit vendor, duke ruajtur te drejten per masa mbrojtese, masa anti-dumping konform legjislacionit ne fuqi dhe masa reciproke, ne rastet kur nuk funksiono asnje mekanizem bilateral apo multilateral per zgjidhjen e kontesteve tregtare mes paleve te perfshira.

Hapi 3: Qeveria miraton vendim per shfuqizim te tatifes me dy nene te rendesishme a. Shfuqizohet vendimi per vendosjen e tarifes 100% b. Vendimet tjera per te siguruar zbatim te marreveshjes se CEFTA-s dhe ndertim te raporteve tregtare me Serbine, do te ndermerren ne pajtushmeri te plote me Dokumentin mbi Parimet e pergjithshme te Politikes Tregtare Besoj nje roadmap i pershkruar me larte siguron baze per shfuqizim te tarifes, krijim te vemendjes dhe presionit, te te gjithe akteret per barrierat qe i kemi me Serbine, arsyetim solid per cfaredo mase reciprociteti, ne rastet kur vendoset per te tilla, para partnereve nderkombetar, si dhe siguron transparence per qytetaret dhe bizneset. /Buletini Ekonomik/