Konstituohet Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në krye me Kollçakun

Në Kuvendin e Kosovës është konstituuar Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ky komision është funksional për sektorin e sigurisë.

Reklama e sponzorizuar

Sipas saj, fushëveprimi i këtij komisioni është ushtrimi i kontrollit dhe mbikëqyrja demokratike ndaj institucioneve të sigurisë, mbikëqyrjen e shpenzimeve buxhetore etj, përcjell kp.

Ganimete Musliu nga PDK tha se kishte kërkuar vullnetarisht të jetë pjesë e këtij komisioni.

Ajo tha se uron që në këtë mandat të jenë komision shembull e të bashkëpunojnë.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se ky komision kërkon punë të madhe dhe se duhet të tejkalohen raportet partiake.

Ai shtoi se duhet përkushtim maksimal pasi që shumë ligje të rëndësishme presin të kalojnë në Kuvendin e Kosovës.