Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që janë bërë pjesë e ekzekutivit.
Në Lëvizjen Vetëvendosje Enver Haliti do ta zëvendësojë Albin Kurtin, Alban Hyseni do të zëvendësojë Glauk Konjufcën, Albulena Haxhiu do të zëvendësohet nga Arta Bajralia, Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitia dhe Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin, raporton KTV.
Në LDK, Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin, Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun, Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin, Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin dhe Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.
Ndërkaq te Nova Demokratska Stranka Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Redžepi.