Redaktori, Bekim Kupina, është bërë këshilltar i Kryeparlamentares së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kupina me profesion gazetar, punon që një kohë të gjatë në të përditshëm Koha Ditore. Përveç tij, ditë më parë si këshilltar i saj është emëruar edhe Artan Murati, profesor i së Drejtës së Bashkimit Evropian.
Në kabinetit e kryetares së Kuvendit janë edhe Faton Peci, zyrtar i LDK-së nga Mitrovica dhe Egnesa Vitia, që më parë ishte pjesë e mediave kosovare.
Gazeta Blic ka raportuar se në kabinetin e Osmanit si këshilltar ka shkuar edhe vëllai i gruas së Lumir Abdixhikut.