Ky është arsyetimi i ministres Hajdari për shkarkimin e bordit të hekurudhave

Qeveria e Kosovës ka votuar për shkarkimin e Bordit të Kompanisë publike, Infrakos, raporton Gazeta Express.

Shkarkimi u bë me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Ajo ka thënë se ndërmarrja publike i ka shkelur detyrat dhe ka pasur performancë të dobët.

Reklama e sponzorizuar

“Qeveria konstaton shkelje dhe shkarkon bordin, që ka shkelë detyrat se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit të ndërmarrjes, që u akuzua për shkelje të pozitës, Agron Thaçi. Vepra ka të bëjë me dëmtimin e pronës dhe ndërmarrjes gjatë mandatit”, tha Hajdari.