Gjatë ditës së sotshme është arritur marrëveshja për formimin e koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së.
Menjëherë pas finalizimit të marrëveshjes, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, thirri në takimin konsultativ nënkryetarët e partisë, pak para se të mbahej mbledhja e Kryesisë së partisë, në mënyrë që t’i dërgoheshin për miratim emrat për ministra.
Ndonëse kanë kaluar disa orë që nga mbledhja e kryesisë, disa burime për GazetaBlic, thonë se lista tashmë e propozuar për ministra nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ende nuk është dërguar tek mandatari, Albin Kurti.
Me sa e di unë ende nuk ka ardhë asgjë”, i tha ky burim.
Mësohet se në takimin konsultativ që Isa Mustafa pati me nënkryetarët e partisë, Vjosa Osmani ka shprehur disa pakënaqsi të e saja.
Sipas këtij burimi, Vjosa Osmani nuk është pajtuar me propozimet për emrat e ministrave nga LDK, duke kërkuar tutje që të jetë Ministre e Brendshme dhe Zëvendëskryeministre dhe duke refuzuar postin e kryetarës së Kuvendit të Kosovës.