Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë për media, pas publikimit të letrave sekrete që ish-kryeministri Hashim Thaci ishte zotuar për ndalimin e hyrjes së FSK’së në Veri, pa pëlqim paraprak të NATO’s.
Kurti do të mbajë për herë të parë konferencë për media në Qeverinë e Kosovës, pas tri javëve që mori mandatin si shef i saj.
Shefi i Qeverisë bashkë me letrat e këmbyera mes Thacit e ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen ka publikuar edhe opinionin e Zyrës së tij.
Aty shkruan se në asnjë rast Kurti nuk do ta rrezikonte bashkëpunimin e Kosovës me NATO’n, megjithatë e konsideron shkelje të Kushtetutës nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje sekrete. /Express/