Pajtohen pozita dhe opozita, seanca vazhdon në ora 15:00

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë se seanca do të vazhdojë në ora 15:00, raporton Gazeta Express.

Gashi tha se janë sqaruar keqkuptimet dhe se kanë konsensus të plotë me grupet parlamentare.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka bërë të ditur se do të votojnë për 14 komisione parlamentare.

“Pas mbledhjes së kryesisë disa keqkuptime u sqaruan seanca vazhdon në ora 15:00 ka konsensus të plotë në mes të grupeve parlamentare me 14 komisione dhe çdo është në rregull që në ora 15:00 të vazhdojmë me votim”, tha Gashi.