Në marrëveshjen për koalicionin qeverisës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV), në pjesën për ekonomi, një pjesë i është kushtuar ndryshimeve tatimore për rastet me të ardhura të ulëta.
Parashihet që të ndryshohet Ligji për të ardhura personale, në mënyrë që “pragu i të ardhurave personale të pa tatueshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme”.
Heqje të tatimit për të ardhurat personale do të përfitojnë ato kategori me të ardhura të ulëta, ndonëse ende nuk dihet se sa do të jetë ky prag. /Buletini Ekonomik/