Kërkesë e kahmotshme e biznesit në Kosovë ka qenë që TVSH-ja të mos mblidhet në kufi, por në brendi të territorit të vendit.
Kjo kërkesë duket se është marrë seriozisht nga LVV-ja e LDK-ja me rastin e marrëveshjes për koalicion.
Parashihet që TVSH-ja të mos mblidhet në kufi, por më vonë, çka do t’ju japë mundësi bizneseve për më shumë kesh.
“ATK e Doganat do të bashkohen në një agjenci të vetme, Agjencinë e të Hyrave të Kosovës, e do të kalohet mbledhja e TVSH-së nga kufiri në brendi të territorit”, thuhet në marrëveshje. /Buletini Ekonomik/