Qalaj pohon se në Policinë e Kosovës janë 100 policë me probleme psikike e sëmundje tjera

Drejtori i Policisë së Kosovës, ka njoftuar se rreth 100 policë të Kosovës janë me sëmundje, këtu përfshirë me kancer por edhe sëmundje mendore.

“Në policinë e Kosovës e kemi një gjendje jo të mirë sa i përket aspektit shëndetësor të disa kolegëve. Kemi kolegë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme nga sëmundje të rënda nga kanceri duke përfshirë edhe ata që vuajnë nga problemet psikike. Të gjithë janë duke u trajtuar në aspektin mjekësor dhe poashtu në kuadër të këtyre trajtimeve parashihen edhe masat për këta kolegët që punojnë”, tha Qalaj, raporton Koha Ditore.

Sipas tij, shumica prej tyre punojnë në detyra të lehtësuara.

Reklama e sponzorizuar

“Punojnë pa armë pa pajisje për shkak të mosegzisitimit të ligjeve adekuate ne duhet t’i mbajmë në punë dhe maksimalisht bëjmë përpjekje që të sistemojmë. Kemi një numër të madh që janë ky numër kalon numrin 100”, u shpreh ai.