Të mërkurën e 12 shkurtit, Qeveria Kurti pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.
Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet nesër me fillim prej orës 10:00, raporton KTV.
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe postet e tjera të larta qeveritare. Paga e Haradinajt ishte bërë 2950 euro me këtë vendim.
Më vonë ishte votuar Ligji për paga që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar.