Reagimi i ambasadorit amerikan pas formimit të Qeverisë

Pas votimit të qeverisë së re në krye me Albin Kurtin, ka reaguar ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, raporton Gazeta Express.

Kosnett ka uruar përmes një shkrimi në Twitter për formimin e Qeverisë së re. Tutje, ai ka thënë menzi që pret që të punojë me të gjitha institucionet e reja.

“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, ka shkruar Kosnett./Express/

Reklama e sponzorizuar