Gjykata e Hagës ka mohuar informacionin për vdekjen e Ratko Mlladiqit, postuar në mediat sociale nga ministrja e Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviq.
“Informacioni për vdekjen e Ratko Mlladiqit është i pasaktë dhe ne e mohojmë atë”, i tha N1 Helen Eglston, zëdhënëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale.
Sipas gjitha gjasave, po del se profili i ministres nga BIH-ja është falso.
Ndryshe, Haga konfirmoi se Mladiq pritet t’u drejtohet gjyqtarëve gjatë procesit me 17 mars.
Ai u dënua para dy vitesh me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës.
Megjithatë, Mladiqi u lirua nga akuzat për genocid në gjashtë komuna, por i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje, shfarosje, krim kundër njerëzimit, vrasje, akt çnjerëzor i transferimit me forcë, dëbim, sulme terroriste dhe të paligjshme ndaj civilëve, marrje peng.