Bazuar në të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryeministri i ri i Kosovës del të mos ketë asnjë pasuri në emër të tij.
Krejt çka ai ka deklaruar është pasuria e bashkëshortes së tij dhe ajo ndodhet jashtë Kosovës.
Kurti ka deklaruar një banesë e cila kap vlerën e 400 mijë eurove në Oslo të Norvegjisë dhe është në emër të gruas së tij. Njëjtë siç ka deklaruar se Rita Augestad Knudsen ka 10 mijë euro kesh në një bankë po në Oslo.