Sekretari i Ministrisë se Infrastrukturës, Betim Reqica nuk e ka pranuar dorëheqjen e shefes së prokurimit në këtë institucion, Valmira Bllaca.
Reqica i ka thënë “Kohës Ditore” se as nuk do ta pranojë këtë dorëheqje.
“Nuk e kemi aprovuar atë dorëheqje. Nuk e aprovojmë dorëheqjen. Sepse po ta aprovojmë dorëheqjen i bie që në ministri nuk ka ligj dhe nuk ka sekretar. Stafi civil është i ndarë nga stafi politik”, ka thënë ai.
Bllaca sipas Reqicës në letrën e dorëheqjes ka përmendur presionin e kabinetit të ministrit të ri.
Siç ka mësuar gazeta Bllaca është ankuar konkretisht për kërkesën e Abdixhikut për rishqyrtim ligjor të shpalljes tenderit të Autostradës se Gjilanit.
Tenderi me vlerë 110 milionë euro për këtë projekt është shpallur rreth dy javë para se ish-ministri Lekaj ta përfundonte mandatin.