Selimi: Do të ishte zgjedhje e shkëlqyer nëse ambasadori gjerman Heusgen ëmërohet emisar i BE’së për dialogun

Kryediplomati sllovak, Miroslav Lajcak, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, janë dy emrat potencial për të zënë karrigen e Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, në rast së Josep Borell vendos për diçka të tillë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, thotë se do të ishte një lajm shumë i mirë nëse në pozitën e emisarit special do të emërohej ambasadori gjerman dhe ish-këshilltari i kancelares Angela Merkel, Christoph Heusgen.

“Mediat në Kosovë po raportojnë se Christoph Heusgen , ish-këshilltar i kancelares Merkel dhe ambasadori aktual i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara është duke u konsideruar për t’u emëruar si Përfaqësues Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi. Nëse është e vërtetë do të ishte një zgjedhje e shkëlqyeshme. Heusgen e njeh rajonin shumë mirë dhe akterët(politik)”, ka shkruar Selimi në twitter, raporton Express.

Reklama e sponzorizuar

Lidhur me këtë çështje sot për Express ka folur edhe eksperti gjerman, Bodo Weber. Ai ka thënë se Emisari Special duhet të jetë nga një shtet që e ka njohur Kosovën.