Thaçi: BE-ja t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duket se ai është kundër emërimit të një emisari, që me shumë gjasë mund të jetë Miroslav Lajçak.

“Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet, nuk i ndihmon këtij qëllimi”, shkruan Thaçi.

Sipas Thaçit, i cili ka shkruar në facebook, “BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”.

Reklama e sponzorizuar