Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar pak më parë mbledhjen e Kryesisë së partisë.
Sipas burimeve të Indeksonline nënkryetarja e LDK-së, njëherësh kandidate për kryeministre nga kjo parti në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani ka bojkotuar këtë mbledhje.
Sipas të njëjtave burime, Osmani nuk është pajtuar me pozitën të cilën LDK i ka propozuar asaj në Qeverinë e Re të Kosovës kësisoj nuk mori pjesë në mbledhje.
Vjosa Osmani nga LDK u propozua për Kryeparlamentare, por siç duket kjo e fundit ka shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me këtë post.
Siç duket çështja e ndarjes së posteve nga LDK dhe Vetëvendosje vazhdon të shfaqë pakënaqësi. Nesër pritet që të votohet Qeveria Kurti, por që sonte zhvillime vazhdon të ketë ende brenda partive.