Gratë e Krushës vazhdojnë punën në oborr, komuna e Rahovecit premton përkrahje

Gratë e Krushës punën e tyre të përditshme po e vazhdojnë në oborrin e kooperativës, pasi që objekti në të cilin ato e zhvillonin veprimtarinë e tyre, u dogj.

Pavarësisht asaj që ndodhi, puna në këtë ndërmarrje bujqësore vazhdoi normalisht, derisa Lumnije Duraku, e pranishme në momentin kur ndodhi aksidenti, shpjegon rastin.

Drejtoresha e kooperativës, Fahrije Hoti, thotë se kjo është sfidë e vogël, krahasuar me çka ato kanë kaluar ndër vite, raporton KTV.

Reklama e sponzorizuar

Hoti tutje shtoi se në momentin e rënies së zjarrit, qytetarët u kanë dalë në ndihmë.

Derisa shtoi se zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e ngarkesës së energjisë elektrike.

Për zjarrin e rënë në këtë ndërmarrje, Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se ka krijuar një komision ekspertësh për të hetuar në detaje shkaqet kryesore.

Ai deklaroi se komuna që ai e drejton do të vazhdojë ta përkrahë këtë ndërmarrje.

Të dëmtuara nga zjarri në kooperativën bujqësore ‘’Krusha’’ kanë mbetur makineritë për përpunimin e produkteve, derisa janë dëmtuar edhe shumica e produkteve të gatshme për eksport.