Vuçiqi thotë se është çështje kohe kur Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste dhënë televizionit serb O2, është shprehur se është çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, “de facto” apo “de jure”, transmeton Koha Jonë.

Këto deklarata të Vuçiqit erdhën menjëherë pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet nëse do të zëvendësohet me masë reciprociteti.

Reklama e sponzorizuar

Presidenti serb tha se pas heqjes së taksës, ai pret presion të jashtëzakonshëm mbi Serbinë për të pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Synimi i tyre është që ta fusin Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe ky është thelbi. Këtë duhet ta presim, dhe çështja është se kur do të ndodhë, brenda tre muajsh, gjashtë muajsh, një viti, kjo do të ndodhë”, tha Vuçiqi.