Zbulohen detaje të reja nga tragjedia në Gjilan

Janë zbuluar detaje të reja për policen Valdete Bllaca, që dyshohet se ekzekutoi me nga dy plumba prindërit dhe dy vëllëzërit – dje në Gjilan. Dyshohet se gruaja 45-vjeçare kishte qëndruar rreth 3-4 orë mes kufomave më pas kishe kryer vetëvrasjen.

Arma me të cilën u krye krimi i shumëfishtë dyshohet se ishte zyrtare. Burime të njëjta të Gazetës  Sinjali bëjnë me dije se dyshohet se polices i ishte konfiskuar arma në muajin korrik të vitit 2019, kur ajo ishte transferuar për të kryer punë si staf civil.

Reklama e sponzorizuar

Mirëpo, dyshohet se gjatë ditës së premtë, arma ishte tërheq nga stacioni policor në Deçan. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, me rastin e bastisjes në dhomën e Valdete Bllacës, nën kauq është gjetur një kopje e çelsit të sefit të policisë (vendi ku mbahen armët).

Kujtojmë se pas tragjedisë së djeshme, në kohëzgjatje prej 72 orësh janë suspenduar, Komandanti i stacionit policor, Major Alban Ramushi, zëvendës komandanti policor Kapiten Naser Rrahmani, shefi i operativës të stacionit policor Kapiten Negovan Mihajlovic dhe një zyrtar i stafit civil Xhavit Azizi.

Personat në fjalë janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.