25 familje të varfra në Klinë e Istog përfitojnë nga 2.5 mijë euro për nisjen e biznesit familjar

Në Komunën e Klinës dhe Istogut, në kuadër të një projektit “Mbështetje e integruar socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”, që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë dhe këto dy komuna, do të përfitojnë gjithsejtë 25 familje që marrin asistencës sociale nga 2 mijë e 500 euro.

Me këto mjetet do të mbështeten 15 familje në komunën e Klinës dhe 10 familje në komunën e Istogut, për të filluar ato ndonjë biznes të vogël familjarë dhe që pastaj të pavarësohen financiarisht dhe të largohen nga lista e asistencës sociale, raporton Koha.

Pjesa më e madhe e mjeteve në këtë projekt do të jepet nga shteti gjerman. Për zbatimin e këtij projekti të dy komunat kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me organizatën humanitare gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland”, si zbatuese e këtij projekti, që për qëllim ka mbështetjen e familjeve në nevojë dhe për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e biznesit të vogël familjar.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë projekt, siç sqaruan drejtorët komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Istog dhe Klinë, Mujë Osmanaj dhe Hekuran Sejdiu, mund të aplikojnë vetëm familjet që kanë librezë sociale. Nga i gjithë numri aplikues, që duhet të paraqesin ideja se çfarë biznesi kishin nisur me mjetet që ndahen për familje, do të përzgjidhen nga komunat një numër në raundin e parë e pastaj në fund bashkë me organizatën gjermane do të përzgjidhen personat përfitues të këtij programi, të cilët do të trajnohen për të qenë të suksesshëm në biznesin që ata mendojnë ta zhvillojnë. Sipas drejtorëve, përfituesit e këtij programi, nuk hiqen nga lisat e marrjes së ndihmës sociale, derisa nisin të krijojnë vet të hyra dhe gjithë këtë proces do ta mbikëqyrin komuna bashkë me organizatën gjermane.